Gjykata turke merr vendimin për shndërrimin e Hagia Sophia në xhami

10 Korrik 2020 | 14:31

Muze apo xhami? Xhami apo muze? Tanimë kjo pyetje ka marrë përgjigjen. Dhoma e 10-të e Këshillit të Shtetit ka anuluar ditën e premte vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 24 nëntor 1934 për shndërrimin e Hagia Sophia nga xhami në muze.

Me këtë vendim i jepet rrugë kthimit sërish në xhami. Në vendimin e tyre, Dhoma e Lartë shprehet se tapia e Aya Sofias” shënon se është xhami, prandaj sipas tyre kthimi i saj në origjinë është i drejtë.

Shndërrimi i Muzeut në xhami ka ngjallur jo pak kundërshti në mesin e besimtarëve ortodoksë, të cilët  shohin si cenim të të drejtave të tyre, përderisa ndërtesa ka shërbyer edhe si kishë për një kohë të gjatë.

Vendimi i marrë ditën e sotme nuk ka surprizuar aspak komunitetin turk dhe ndërkombëtar, pasi javët e fundit si presidenti turk ashtu dhe zyrtarë të lartë të qeverisë turke kanë bërë deklarata në lidhje me vendimin, duke u shprehur të sigurt se do të ndryshohet statusi.

  Hagia Sophia në periudha të ndryshme është përdorur në mënyra të ndryshme:

1.       537- 1054 katedrale

2.       1054-1204 kishë ortodokse

3.       1204-1261 kishë katolike

4.       1261- 1453 kishë ortodokse

5.       1453-1931 xhami

6.       1935- 10 Korrik 2020  Muze

Në 30 ditët në vijim do të shpjegohen të gjitha detajet në lidhje me përdorimin e ndërtesës dhe do të përcaktohet se cfarë do të ndodhë me veprat e shumta që ndodhen aty.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026