Petkoviç: Albin Kurti di vetëm të kërcënojë me luftë

20 Gusht 2022 | 17:13

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç thotë se deklaratat e ministrit të Brendshëm në Kosovë ku sulmon serbët, tregojnë se ai ka një rol në planin e kryeministrit Albin Kurti për të destabilizuar rajonin.

Sipas tij, Albin Kurti di vetëm të kërcënojë me forcë e luftë dhe nuk e njeh dialogun, shkruan Euronews Serbia.

“Prishtina dhe Albin Kurti kanë treguar edhe një herë se dinë vetëm të kërcënojnë me forcë dhe luftë. Strukturat e tyre politike menaxhohen nga ekstremistë të cilët nuk ia njohin fare vlerën dialogut dhe zgjidhjes paqësore të problemeve”, ka theksuar Petkoviç.

Ai vuri në dukje se faji i vetëm i serbëve në veri të Kosovës është se ata nuk duan të  të shkelen politikisht dhe fizikisht nga strukturat luftarake në Prishtinë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026