Këlliçi: Uzina e Gramshit në errësirë, punonjësit 1 vit pa paga
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake në Gramsh, nga dy ushtarë u sulmuan nga dy shtetas rusë dhe një ukrainase.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se uzina ushtarake në Gramsh është në errësirë pas ndërprerjes së energjisë nga OSHEE, për shkak se nuk janë shlyer detyrimet.
Ai shtoi se punonjësit e uzinës nuk kanë marrë pagat prej një viti.
Incidenti në Uzinën e Gramshit, ka ndodhur rreth orës 17:40 pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit, pasi një nga shtetasit rusë ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.
Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë, por ai është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues.
Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç. Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta