‘Rama i konsideron spiunë’, mediat ruse për incidentin në uzinën në Gramsh
Mediat ruse kanë pasqyruar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku dy shtetas nga Rusia dhe një nga Ukrain janë arrestuar pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.
“Rusë dhe ukrainas arrestohen pasi u përpoqën të hyjnë në uzinën ushtarake në Shqipëri”, është titulli i artikullit të The Moscow Times.
Në shkrim, thuhet se dy ushtarë shqiptarë janë plagosur nga tre shtetasit, teksa ata përpiqeshin që të hynin në uzinë, teksa gjithashtu është theksuar edhe deklarata e kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur se rusët dhe ukrinasja dyshohen për spiunazh.
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.
Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë