205 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 205 raste të reja me coronavirus, në 388 teste të kryera.
Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 97 raste.
Ndërkohë, 61 pacientë u shëruan ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste. Numri i rasteve aktive është 2.259.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit