Minishengeni, liderët e Ballkanit Perëndimor zotohen për heqjen e barrierave burokratike

11 Nëntor 2019 | 16:12

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në Samitin e Ohrit u zotuan për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe heqjen e të gjitha barrierave burokratike në lëvizjen e njerëzve, mallrave, kapitalit e shërbimeve mes shteteve të tyre.

Në këtë samit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrat shqiptar dhe maqedonas, Edi Rama e Zoran Zaev, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, thanë se ajo që kanë arritur si marrëveshje do të përkthehet shumë shpejt në dobi të ndjeshme për qytetarët e rajonit. 

Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e cilësoi këtë një ëndërr për qytetarët e Ballkanit në shekullin XXI, ku sipas tij, “qytetarët e rajonit i kërkojnë të gjitha mundësitë për thellimin e bashkëpunimit”.

“Unë e konsideroj me rëndësi të veçantë në këtë nismë që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, njësoj si të gjithë kufijtë e tjerë, të zhduken. Dhe që kjo ka dakordësinë edhe të palëve të tjera, përfshi edhe Serbinë”, u shpreh kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në këtë samit ishin të pranishëm edhe Bosnja, që u përfaqësua nga kryesuesi i Këshilit të Ministrave Denis Xvizdiç, dhe Mali i Zi, i përfaqësuar nga ministrja e Ekonomisë Dragica Sekuliç. Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak të mosnjohjes nga ana e Serbisë, vendim ky që u kritikua ashpër nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026