‘Putin u poshtërua’, media britanike shkruan për ngjarjen në Gramsh
Ngjarja në Gramsh ditën e djeshme kur dy rus dhe një ukrainas tentuan të futeshin në uzinë ka bërë bujë në mbarë botën. Media të ndryshme kanë shkruar për rastin, ku ka pasur nga ato që e kanë cilësuar si spiunazh.
Media britanike Express shkroi gjithashtu duke e hapur artikullin me fjalinë: “Putin u poshtërua pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare”.
Më tej në artikull sqarohet historiku i uzinës në Gramsh, ndërsa komentohet dhe transmetimi i rastit në mediat shqiptare duke përfshirë këtu dhe reagimet nga politika.
Dje 3 personat sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.
Ndërkohë, sot katër shtetas çekë janë arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë uzinës së armëve në Poliçan. Dy djemtë u kapën brenda, ndërsa bashkëjetueset e tyre ishin duke pritur pak metra larg vendngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)
Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve
6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës
- 07:43 Trump ndërpret intervistën, nervozohet me gazetaren: Ose je budallaqe ose e korruptuar (VIDEO)
- 07:32 Izraeli kundërpërgjigjet, sulmon një uzinë petrokimike në Iran
- 07:28 Tërmet i fortë godet Filipinet, paralajmërim për cumani! Shemben disa ndërtesa, raportohet për 8 viktima
- 07:16 Ushtria izraelite: Identifikuam një valë të re raketash të lëshuara nga Irani
- 07:07 Sulm në një stacion treni në Nju Jork, plagosen me thikë 5 persona. Vihet në pranga autori
- 00:39 Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit