Bullgaria në protesta, presidenti i kërkon kryeministrit të dorëhiqet

11 Korrik 2020 | 18:47

Presidenti i Bullgarisë Ruman Radev i bëri thirrje qeverisë së kryesuar nga Boyko Borissov të tërhiqet dhe kryeprokurori Ivan Gechev të japë dorëheqjen, kjo si mënyra e vetme për të lehtësuar tensionet në rritje që kanë shkaktuar protesta masive në të gjithë vendin.

Në një dalje për shtyp Radev iu drejtua Borissovit duke theksuar se “qytetarët kërkojnë rikthim të sundimit të ligjit dhe të të drejtave themelore që janë shkelur vazhdimisht vitet e fundit”.

Radev, i cili u zgjodh president në vitin 2016 nga Partia Socialiste, është kiritik i kryeministrit Borissov, i qendrës së djathtë, të cilin e ka akuzuar për korrupsion, cenim të drejtësisë dhe lirisë së shprehjes.

Mijëra qytetarë iu drejtuan rrugëve të kryeqytetit, Sofie, për të kërkuar dorëheqjen e Borissovit dhe kryeprokurorit Gechev, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe lidhje me grupet kriminale.

Protestat nisën në fillim të kësaj jave, pasi Gechev urdhëroi bastisjen e presidencës dhe arrestimin e dy vartës të tij me dyshimin për ndikim dhe korrupsion.

Borissov drejton Bullgarinë që prej vitit 2009 dhe mandati i tij i tretë pritet të përfundojë marsin e vitit 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026