‘S’kam asnjë kontakt, as me fëmijët as me familjarët’, Neçaj: I lumtur që i shpëtova

22 Gusht 2022 | 11:56

Robert Neçaj, vrojtuesi i plazhit që  shpëtoi motër e vëlla nga mbytja në plazhin e Shëngjinit pak ditë më parë, nuk mori asnjë gjest mirënjohjeje, por ndihet shumë i lumtur me atë që bëri.

Në një rrëfim për Euronews Albania, i riu tregoi se pasi i shpëtoi fëmijët, nuk pati asnjë kontakt as me ta dhe as me familjarët e tyre, por shton se kënaqësia më e madhe për të është që mundi të shpëtonte dy jetë.

“Ka edhe nga ata njerëz që e kanë vlerësuar faktin që vrojtuesi u ka shpëtuar familjarin dhe kanë dhënë edhe ndonjë shpërblim të vogël, por kjo ndodh rrallë. Shumica thonë se e kemi për detyre. Nuk kam pasur asnjë kontakt as me fëmijët, as me familjarët e tyre. Nuk dua ta ndjek, kënaqësia ime është që kanë shpëtuar. Shumë kollaj mund të kisha ikur duke e parë që po rrezikoja jetën, kam hyrë me vetë dije që po rrezikohesha, por nuk e mendoja që situata do shkonte kaq rëndë”, tha ai.

Neçaj arriti t’i nxjerrë të gjallë në breg të detit vëlla e motër, por vetë pësoi dëmtime të rënda për shkak të lëndimeve në mushkri.

Roberti ka lindur në Lekbibaj në Tropoje dhe banon në Lezhë, rritur në një familje të thjeshtë me prindër arsimtarë. Mbaroi Universitetin e Sporteve të Tiranës si student ekselent. Ai është mësues i edukimit fizik dhe  zv.president i Federatës Vrojtuesit e Plazhit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

‘Nuk m’u afrua askush, ikën pa më ndihmuar’| Rrëfehet i riu që shpëtoi 2 fëmijët

Shpëtoi vëllain dhe shokun nga mbytja, 18-vjeçari shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026