Mbahet video konferenca Hoti-Vuçiç, të enjten takohen në Bruksel

12 Korrik 2020 | 08:18

Të dielën paradite pritet të rinisë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës përmes një video-konference, që do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ky do të jetë takimi i parë i një niveli të lartë të dialogut që nga vitit 2018. Video-konferenca do të pasohet nga një takim i programuar për t’u zhvilluar në Bruksel në datën 16 korrik.   

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të udhëhiqet nga Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell së bashku me përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun dhe çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të lidhet nga distanca nga Beogradi ashtu si dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti I cili do të jetë në Prishtinë.

Dialogu është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Përfaqësuesi i Lartë, Miroslav Lajčák do të mbajë një konferencë si para ashtu dhe në fund të video-konferencës, ku do të përmbledhë diskutimet mes palëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026