Teatri i Kukullave shkon te liqeni, hapet tenderi me vlerë 9 mln euro
Teatri i Kukullave do të zhvendoset pranë Liqenit Artificial të Tiranës, mes zonës që njihet si Garda e Republikës.
Ministria e Kulturës ka vendosur që të ndërtojë nga e para një teatër për fëmijët dhe në të njëjtën godinë të integrohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.
Në total projekti për ndërtimin e teatrit të ri do të kushtojë 9 milionë euro, ndërsa ndërtesa planifikohet të përfundojë pas dy vjetësh.
Në total sipërfaqja e godinës projektohet të jetë 900 m2 me një lartësi prej 30 metrash, në formë kubike.
Në dokumentet e tenderit të hapur për ndërtimin e Teatrit të ri, ministria e Kulturës tregon se do të marrë 50 mijë metra nga prona e Gardës së Republikës për të vendosur aty Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Teatrin e Kukullave dhe më vonë në të njëjtën zonë projektohet edhe vendasja e Bibliotekës Kombëtare.
Aktualisht Qendra e Fëmijëve ndodhet në zonën e ish-Kinostudios dhe ka një destinacion të largët për t’u arritur nga të gjithë fëmijët, ndërsa godina e Teatrit të Kukullave do të ketë një kapacitet më të madh se 160 vendet e teatrit të vjetër.
Të kontaktuar nga Euronews Albania, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës sqaruan se projekti do të nisë të zbatohet menjëherë pas përfundimit të tenderit dhe se teatri i vjetër i Kukullave është nën rikonstruksion për t’u kthyer në qendër kulture përmes projektit EU4 schools, pas dëmtimeve që mori nga tërmeti i nëntorit 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni