OBSH raporton rekord ditor të infektuarish me mbi 230 mijë raste të reja në botë

13 Korrik 2020 | 09:57

Numri total i rasteve të reja me coronavirus në botë u rrit me mbi 230 mijë gjatë së dielës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë – duke shënuar një rekord të ri ditor.

Pjesa më e madhe e këtyre 230,370 rasteve dhe 5,285 viktimave të regjistruara më 12 korrik ishin nga shtetet e Amerikës së Veriut dhe Jugut, pasi vetëm në SHBA u regjistruan 66,281 raste.

SHBA, shteti më i prekur në botë, tashmë ka më shumë se 3.3 milionë raste dhe 135 mijë të vdekur.

Rekordi i mëparshëm global për raste të reja në harkun kohor të 24-orëve u shënua në 10 korrik me 228 mijë raste.

Tri ditët e fundit kanë sjellë dhe tre shifrat më  të larta të rasteve të reja për një ditë.  

Numri aktual i rasteve të konfirmuara mendohet se është më i ulët sesa shifra reale e personave të infektuar me coronavirus, pasi shumë mbartës të virusit nuk janë testuar.

Rastet e reja janë rritur ndjeshëm edhe në Meksikë, Kili dhe Peru, duke regjistruar mijëra raste të reja gjatë javëve të fundit.

Gjatë fundjavës, Meksika ia kaloi Italisë duke u renditur në vend të katërt për numrin e viktimave nga COVID-19, e gjithashtu dhe Mbretërisë së Bashkuar për numrin total të rasteve duke u renditur në vend të shtatë në rang global.

Edhe vendet e Europës Lindore kanë parë një rritje të valës së COVID-19, çka ka sjellë kufizime të reja në Kroaci, Bullgari dhe Hungari.

Protestuesit janë përleshur me policinë në Serbi, pas përshkallëzimit të protestave si pasojë e menaxhimit të coronavirus nga presidenti Vucic.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026