Ilir Metaj për Ilir Metën: Po bën deklarata të çekuilibruara, është kapur në faj
Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj tha në një intervistë për Euronews Albania se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk diti as të qëndrojë si burrë, as të rrëzohet si burrë.
Sa i takon hetimit që SPAK ka nisur për Metën, deputeti u shpreh se këto janë shenja se reforma në drejtësi po funksionon.
“Pavarësisht rezervave që mund të ketë secila palë, ndaj organeve të drejtësisë së re, duhet thënë që shenjat janë mjaft të mira dhe duhet thënë se jemi vetëm në fillimin e asaj që ne e kërkojmë me mjaft ngulm,” – u shpreh Metaj.
Ai komentoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë se SPAK po vepron nën presionin e Ramës, duke theksuar se nuk mund t’i kushtojmë rëndësi deklaratave të tilla që janë të çekuilibruara.
Deputeti u shpreh se këto janë shenja jo të mira për ish-presidentin, por shumë të mira për Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij