PD akuza qeverisë se ndihmoi me garanci sovrane 10 kompani koncesionare

13 Korrik 2020 | 10:45

Partia Demokratike akuzoi të hënën qeverinë se ka mbështetur me programin e garancisë sovrane më së shumti kompanitë koncesionare.

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, ish-deputetja Jorida Tabaku u shpreh se “qeveria vazhdon të kujdeset për koncesionarët, pavarësisht situatës që po kalon vendi”.

“Nën presionin e një krizë të dyfishtë ekonomiko-shëndetësore, Rama vazhdon të kujdeset posaçërisht duke mbrojtur 10 oligarkët e tij, rezulton se 50% e kredive të miratuara nga fondi i garancisë, u përkasin të dyshuarve të përhershëm, oligarkëve,” – u shpreh Tabaku duke iu referuar një hulumtimi të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) kliko këtu për të lexuar hulumtimin.

Garancia sovrane, si paketë ekonomike e ofruar nga qeveria për zgjidhjen e situatës së mungesës së likuiditetit në treg, ishte një formë huamarrjeje në të cilën interesat merren për sipër të paguhen nga shteti.

Në hulumtimin e BIRN tregohej se deri më 29 maj, ishin miratuar 236 kredi me një vlerë prej rreth €32 milionë (3.9 miliardë lekë) dhe se 48 për qind e tyre (€15 milionë, 1.9 miliardë lekë) i kishin përfituar vetëm 10 kompani koncesionare.

“Ndërsa oligarkët e PPP-ve përfitojnë nga kjo garanci sovrane, sipërmarrje si fasoneritë apo hoteleri-turizmi që u detyruan te largonin me qindra punonjës nga puna nuk kanë përfituar asgjë,” – u shpreh ish-deputetja e PD-së duke e konsideruar këtë “jo rastësi”.

Sipas opozitë s qeveria “funksionon vetëm për një pakicë”. Në deklaratën e saj, Tabaku kujtoi kërkesat e PD-së për të pezulluar pagesat  e koncesioneve si mënyrë për të nxjerrë financa për paketat ekonomike anti-krizë.

“Rama jo vetëm që i pagoi ato për çdo ditë në kulmin e pandemisë, por ndërsa mijëra qytetare humbën dhe po vazhdojnë të humbasin vendet e punës, kryeministri në ikje po i shndërron të njëjtët përfitues edhe në përfituesit kryesor lë të garancisë sovrane, që mbulohet me paratë e taksapaguesve,” – u shpreh ish-deputetja e Tiranës duke e cilësuar situatën aktaule si “periudhën më të vështirë të 20 viteve të fundit” dhe se qeveria “punon vetëm për dy grupe: kriminelët dhe oligarkët”.

 

Lexoni gjithashtu:

Garancia e dytë sovrane prej 15 mld lekë, qeveria shpërndan fondet në 12 bankat e nivelit të dytë

Garancia sovrane, shtyhet afati i aplikimeve për kredi

Ndryshon garancia sovrane, eksperti i ekonomisë Azmi Stringa: Do ketë vështirësi për bizneset

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026