Patriarku rus rezufon të takojë Papën, anulon takimin në Kazakistan

25 Gusht 2022 | 09:33

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse ka refuzuar të marrë pjesë në një takim të planifikuar muajin e ardhshëm në Kazakistan, ku pritej të takohej me Papa Françeskun.

Mitropoliti Anthony i Volokolamskut, kreu i marrëdhënieve me jashtë për Patriarkatin e Moskës, u citua nga agjencia e lajmeve “Ria Novosti” të ketë thënë se Patriarku Kirill nuk do të marrë pjesë në takimin e 13-15 shtatorit dhe se për këtë arsye çdo takim i mundshëm me Papa Françeskun nuk do të mbahej.

Gjatë muajve të fundit, patriarku rus, Kirill e ka justifikuar pushtimin e Ukrainës mbi baza shpirtërore dhe ideologjike, duke e quajtur atë një betejë “metafizike” me Perëndimin.

Ai ka bekuar ushtarët rusë që shkojnë në betejë dhe ka ngritur idenë se rusët dhe ukrainasit janë një popull.

Nga ana tjetër, Papa Françesku ka dënuar luftën në Ukrainë, por është përpjekur të mbajë një derë të hapur për dialogun me Moskën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026