Italia në prag të zgjedhjeve, Letta progresist, të rinjtë kundër Melonit

25 Gusht 2022 | 12:00

Italia është e përfshirë nga debatet politike në prag të zgjedhjeve të shtatorit, që kanë si protagonistë kryetarin e Partisë Demokratike, Enrico Letta përballë kryetares së të djathtës ekstreme Giorgia Meloni, e mbështetur nga kryetari i Ligës së Veriut, Matteo Salvini dhe ai i Forza Italia, Silvio Berlusconi.

Nga ana e tij, Letta shprehet i gatshëm për dialog, ndonëse jo me të djathtën. Ai i ka lënë dyert të hapura për Lëvizjen 5 Yjet, e udhëhequr nga ish-kryeministri Giuseppe Conte.

“Është më e thjeshtë të dialogosh me Conten sesa me Salvninin dhe Melonin. Megjithatë, do të shohim cili do të jetë rezultati dhe pastaj do të bisedojmë”, ka deklaruar Letta.

Në një intervistë radiofonike, ai është shprehur se puna, taksat dhe të drejtat e njeriut janë thelbi i procesit elektoral, që vjen pas rënies së qeverisë së Mario Draghit.

“Në zgjedhje duhet të shkosh majtas ose djathtas. Ne duam t’u japim italianëve një alternativë për ata që besojnë se një Itali e qeverisur nga Meloni dhe Salvini do të shënonte një prapambetje”, ka vijuar Letta.

Nga ana tjetër, kryetari i Ligës së Veriut, Salvini, ka propozuar modelin hungarez, konkretisht ato të kryeministrit Viktor Orban, për mbrojtjen e familjes.

“Nuk ka asnjë dyshim që ligji më i avancuar për familjen, ai që po jep rezultatet më të mira në nivel evropian është ai i Hungarisë. Nuk e them këtë sepse është Orban, po të ishte ligji më i mirë në Francë, do të përmendja Francën”, ka thënë Salvini.

Ndërsa Berlusconi, i cili ka dalë kundër përballjeve televizive, ka vlerësuar se është më mirë që secili lider të ilustrojë në mënyrën e vet programin e tij.

Ndërkohë, kryetarja e Vëllezërve të Italisë, Giorgia Meloni ka hasur në rezistencën e blogeres së njohur të vendit fqinj, Chiara Ferragni lidhur me abortin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ferragni, e njohur për influencën tek rinia italiane, ka deklaruar se e djathta ekstreme do ta ndalojë një praktikë të tillë.

“Vëllezërit e Italisë e kanë bërë të pamundur abortin në Marke, rajoni ku qeverisin. Kjo rrezikon të kthehet në politikë kombëtare nëse e djathta fiton”, është shprehur Ferragni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026