‘Kam një parim’, Rama refuzon të përgjigjet për hetimin e SPAK ndaj Metës
26 Gusht 2022 |
12:16
Kryeministri Edi Rama refuzoi të komentojë nisjen e hetimet të SPAK ndaj ish-presidentit Ilir Metës.
I pyetur nga mediat lidhur me këtë çështje në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Rama u përgjigj se ka parim që mos flasë kurrë për politikën e brendshme në prani të miqve që vijnë nga jashtë.
“Nuk flas kurrë në prezencë të miqve nga jashtë që na nderojnë për çështje të politikës së brendshme. Ky është parimi im”, tha Rama.
Dy ditë më parë, SPAK njoftoi nisjen e hetimeve për ish-kreun e shtetit pas një kallëzimi të ish-deputetit Halit Valteri.
Ai i akuzon ata për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua këtë të mërkurë, është zhvilluar votimi për përbërjen e re të këtij forumi drejtues....
Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë
Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij