Voskopoja e mbipopulluar nga turistët e huaj, pëlqejnë kishat dhe ushqimin

27 Gusht 2022 | 12:59

Fshati turistik i Voskopojës është mbipopulluar nga turistët vendas e të huaj.

Rrugicat me kalldrëm, natyra e mrekullueshme, qetësia dhe ushqimi tradicional bën që ky fshat të jetë një nga më të frekuentuarit në juglindje.

Vizitorët tregojnë se zgjidhin Voskopojën për historinë që ajo mbart, kishat e vjetra dhe për ushqimet tejet të lira.

“Vij nga jugu i Francës, ne kemi vizituar gjithë Shqipërinë dhe arritëm në Voskopojë sepse është një vend që nuk duhet humbur, me pëlqejnë kishat e vjetra dhe kultura juaj”, thotë një turiste.

“Vijmë nga Amsterdami, Holanda, erdhëm në Voskopojë, ka qenë qytet i rëndësishëm dikur sot jo më. Ka gjëra shumë interesante për t’u parë si Shën Gjergji”, shprehet një tjetër.

Njëri nga pronarët e bujtinave në këtë fshat tregon se këtë vit numri i vizitorëve ka qenë i lartë, ndërkohë që më së shumti, interes ka nga të huajt.

“Mund të them që vijnë turistë të organizuar në grupe, nga agjenci turistike, këtë vit ka qenë kërkesa e lartë nga turistët e huaj. Ata e pëlqejnë Voskopojën, vijnë për dy arsye, e para kulturore historike, ka qenë qytete me histori shumë të madhe, i dyti pas Kostandinopojës, shohim kishat, arkitekturat. Vijnë edhe për hiking, vizitojnë disa shtigje, pamje panoramike dhe kulturore”, thotë Kodhel Zere, pronar bujtine,

Gjatë fundjavave të muajit gusht, të gjesh një dhomë të lirë në Voskopojë, do të thotë të jesh me fat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026