Armatosja e arktikut, Stoltenberg: Të reagojmë ndaj sfidës strategjike të Rusisë

27 Gusht 2022 | 15:07

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi për “sfidën strategjike” me të cilën përballet Aleanca, si pasojë e ngritjes së infrastrukturës ushtarake ruse në Arktik.

Së bashku me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, sekretari i përgjithshëm theksoi se rrugët më të shkurtra që raketat ruse të arrijnë Evropën perëndimore janë përmes rajonit të Arktikut.

“Rusia ka ngritur Komandën e Arktikut, ka hapur qindra baza të vjetra e të reja ushtarake, përfshirë fusha ajrore dhe porte në ujëra të thella. Gjithashtu, Rusia po e përdor rajonin në fjalë si territor për të testuar armatimet e reja të saj”, tha kreu i NATO-s.

Tradicionalisht, Kanadaja ka qenë në dijeni të pranisë së Rusisë në rajonet e Arktikut, por kryeministri Trudeau tha se situata gjeopolitike ka ndryshuar pas pushtimit të Ukrainës.

“Është me rëndësi të njohim ndryshimin e realitetit gjeopolitik me të cilin po përballet bota dhe nevojën që vendet e NATO-s të investojnë më shumë në kapacitetet e tyre për të siguruar territorin edhe përtej Arktikut”, u shpreh Trudeau.

Kjo është hera e parë në historinë e NATO-s që një sekretar i përgjithshëm viziton territorin arktik të Kanadasë.

Stoltenberg shprehu gjithashtu shqetësimin për bashkëpunimin mes Kinës dhe Rusisë për dërgimin e mjeteve eksploruese në rajonin e acartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Stoltenberg: Aktivitetet e ushtrisë ruse në Arktik, sfidë për NATO-n 

Kurti takon Stoltenberg: S’tërhiqemi nga reciprociteti, po zbatojmë ligjin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026

Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka sulmuar sërish qeverinë izraelite, duke e quajtur atë të “varur nga lufta”, dhe duke e akuzuar për nxitjen e...
18:39 | 04/07/2026