Manjola Kajana betohet si prokurore e SPAK

14 Korrik 2020 | 16:10

Nga sot Manjola Kajana është zyrtarisht prokurore e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kajana zhvilloi pasditen e së martës ceremoninë e betimit në Presidencë duke marrë kështu plotësisht detyrën pas emërimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

Zyra për shtyp e Presidentit Ilir Meta shpërndau foto nga ceremonia, ndërsa Kajana “u betua solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndrojë besnike Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”.

Presidenti Meta i uroi asaj suksese dhe punë të mbarë duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i SPAK-ut, Arben Kraja.

Kajana, e cila u konfirmua në detyrë nga procesi i rivlerësimit  të zyrtarëve të drejtësisë (vetingu) më 19 qershor të vitit të kaluar, do të ketë kështu një mandat 9-vjeçar si prokurore e SPAK-ut.

Ajo ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009, më pas ka punuar si prokurore në Fier. Prej vitit 2014 ishte prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Kajana ishte një nga dhjetëra kandidatet që shprehën interesin për t’u emëruar në SPAK. Me emërimin e saj Struktura bëhet me 13 prokurorë, figurat e të cilave janë shqyrtuar nga procesi i vetingut.

Aktualisht mbeten ende pa u verifikuar prokurorët Anton Martini dhe Elizabeta Imeraj, çka nëse konfirmohen do ta plotësonin SPAK-un me 15 prokurorë.

 

Lexoni gjithashtu:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron Manjola Kajanën prokurore në SPAK

Dyshime për të infektuar, testohen gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK

Dosja e Llallës i kthehet SPAK, Gjykata: Prokuroria duhet të kryejë hetime shtesë për ish-kryeprokurorin

Rekomandimet për Prokurorinë, Çela: Gjyqtari paraprak cenon kompetencat e prokurorit, ndikon në hetim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026