‘Me taksi nga Irlanda’, mënyra tjetër e shqiptarëve për të shkuar në Britani

29 Gusht 2022 | 10:39

Media prestigjoze britanike, The Telegraph ku publikuar një artikull ku thuhet se shqiptarët kanë gjetur një tjetër mënyrë për të hyrë në Britaninë e Madhe, përveç kalimit me varka të vogla apo gomone përmes kanalit të La Manshit.

Sipas një hetimi të ri, trafikantët po shfrytëzojnë Irlandën për të dërguar emigrantët me taksi drejt Britanisë së Madhe, për shkak të kontrolleve të buta kufitare mes dy vendeve.

Shqiptarët janë lidhur me bandat kriminale irlandeze në Dublin për të siguruar kalimin në Britaninë e Madhe, me dokumente te rreme të Bashkimit Evropian.

Më pas, bandat sigurojnë shoferë taksie të cilët hyjnë fshehurazi ne tragetet që kanë destinacion Britaninë e Madhe dhe kostoja shkon deri në 2,500 paund.

Një organizator i bandës i tha një gazetari se udhëtimet në këtë lloj fome po kryheshin çdo ditë.

“Duhet të vini në Dublin. Ne kemi çmimin prej 2500 paund nga Dublini në Angli. Është 100 për qind i sigurt. Ju duhet të merrni një letërnjoftim të rremë evropian që të mund të hyni lehtësisht në Dublin”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026