Ndryshimet kushtetuese, Meta thërret Bashën në Presidencë

15 Korrik 2020 | 07:15

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot në takim, kreun e opozitës Lulzim Basha. Takimi është parashikuar të zhvillohet në orën 11.00, në Presidencë.

Takimi vjen vetëm një ditë pas miratimit nen për nen të ndryshimeve kushtetuese për të cilat kreu i shtetit reagoi ashpër. 

Të pyetur nga Euronews Albania përfaqësitë ndërkombëtare që u angazhuan për marrëveshjen e 5 qershorit nuk patën asnjë koment.

Mbetet për t’u parë nëse do të përfshihen edhe publikisht në këtë moment kur mazhoranca dhe opozita joparlamentare flasin për prishje të marrëveshjes dhe këta të fundit janë kundër ndryshimeve kushtetuese për listat e hapura.

 

Lexoni gjithashtu:

Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në Shqipëri

Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026