‘Të zgjerohemi me Ballkanin’, Scholz-Von der Leyen: Sistem mbrojtjeje për Evropën

29 Gusht 2022 | 17:34

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se BE ka nevojë për një seri reformash dhe të pranojë anëtarë të rinj, në mënyrë që të përballet me sfidat e fuqive rivale si Rusia dhe Kina.

Scholz ka theksuar se, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, BE duhet të ecë përpara në drejtimin e vendimmarrjeve m                             e mazhorancë dhe jo me rregullin e unanimitetit. Kjo, sipas tij, do të mundësojë zgjerimin e ardhshëm të Unionit në 30 ose 36 vende.

“Po mbroj ekspansionin e BE-së për të përfshirë shtetet e Ballkanit perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe në të ardhmen Gjeorgjinë”, tha kancelari i Gjermanisë.

Scholz tha gjithashtu se mbështet edhe zgjerimin e zonës Schengen në Kroaci, Rumani dhe Bullgari. Ndërsa për të ruajtur paqen në kontinent, kancelari propozoi një sistem të ri mbrojtjeje për Evropën.

“Një sistem i përbashkët mbrojtjeje do të jetë jo vetëm më i lirë dhe më efikas sesa ata që do të ndërtojnë vendet në mënyrë individuale me shpenzimet e tyre. Ai do të sjellë përfitime për sigurinë e Evropës dhe do jetë një shembull i shkëlqyer i asaj kur flasim për të përforcuar shtyllën e sigurisë së Evropës, NATO-n”, u shpreh Scolz.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje Evropës të ngrihet përballë sfidave që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Duke folur në një forum në Slloveni, ajo tha se hapi i parë në këtë drejtim është dhënia fund e vartësisë nga karburantet ruse. Von der Leyen shtoi gjithashtu se projekti aktual i tregut energjetik është i vjetruar dhe duhet ndryshuar.

“Ai ishte projektuar për rrethana dhe qëllime të tjera. Tani ai nuk është më i përshtatshëm për qëllimin tonë. Për këtë arsye Komisioni po punon për një ndërhyrje emergjente dhe një reformim strukturor të tregut të energjisë”, theksoi Von der Leyen.

Ndërkohë, Këshilli Evropian njoftoi se do të mbajë një samit të jashtëzakonshëm të ministrave të Energjisë në fund të javës, për të diskutuar krizën energjetike në BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026