Ujësjellësit me borxhe| 5 ngjarjet kryesore të ditës

29 Gusht 2022 | 21:52
  • Ujësjellësit me borxhe, faturat e pashlyera për energjinë arrijnë 187 mln euro

187 mln euro është fatura e papaguar e energjisë, që ujësjellësit në vend kanë si detyrim ndaj OSHEE. Fatura është rritur këtë vit, me 27 mln euro për shkak të paaftësive paguese të shumë ndërmarrjeve në vend.

Të dhënat dalin nga Enti Rregullator i Ujit, në raportin e fundit, ndërsa shifra është më e larta e regjistruar, që nga viti 2010, kur faturat e papaguara ishin rreth 20 mln euro.

Lexoni për më shumë: Ujësjellësit me borxhe, faturat e pashlyera për energjinë arrijnë 187 mln euro

  • ‘Sulm i përqendruar’, gazetari: Çfarë më tha Nano para se të largohej nga zyra

Lajmi për një dorëheqje të mundshme të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano ka qarkulluar prej ditës së djeshme dhe sot mediat ishin në pritje të një konfirmimi ose mohimi gjë që nuk ka ndodhur.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tregoi bisedën që kishte zhvilluar me drejtorin e policisë para se ai të largohej nga zyra paraditen e së hënës, ku nuk u kthye për 5 orë.

Lexoni për më shumë: ‘Sulm i përqendruar’, gazetari: Çfarë më tha Nano para se të largohej nga zyra

Foto: Euronews Albania
  • VIDEO| Reshje të dendura shiu, përmbytet Tirana

Reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe stuhi kanë përfshirë kryeqytetin pasditen e së hënës.

Për shkak të shiut intensiv disa rrugë në Tiranë janë mbuluar nga uji, duke sjellë vështirë në qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Lexoni për më shumë: VIDEO| Reshje të dendura shiu, përmbytet Tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
  • Albin Kurti fton opozitën në dialog, LDK pranon, PDK jo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar opozitën për të diskutuar për dialogun me Serbinë, marrëveshjen për pasaportat dhe çështje të tjera.

PDK-ja e ka refuzuar ftesën, ndërsa LDK-ja e ka pranuar.

Lexoni për më shumë: Albin Kurti fton opozitën në dialog, LDK pranon, PDK jo

Edi Rama, kryeminister
  • ‘S’ia kemi nevojën Rusisë’, Rama: Shqipërisë nuk i duhet gazi rus

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria nuk ja ka nevojën Rusisë për nevojat energjetike.

I pyetur lidhur me qëndrimin që do ta mbajë përballë ofensivës ruse, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Shqipëria sapo ka arrestuar dy shtetas rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake, Rama tha se Shqipëria ndodhet në kushte të tjera krahasuar me ato të vendeve të BE që janë të varura nga gazi rus.

Lexoni për më shumë: ‘S’ia kemi nevojën Rusisë’, Rama: Shqipërisë nuk i duhet gazi rus

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026