Marrja në pyetje e Thaçit, avokati Qerkini: Gjykata mund ta rrëzojë aktakuzën ose ta kthejë çështjen për plotësim

15 Korrik 2020 | 15:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vijon sërish sot, për të tretën ditë me radhë t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve specialë në Hagë.  Një ditë më parë, Thaçi u intervistua për rreth gjashtë orë, po aq sa zgjati dhe seanca e ditës së hënë. Pas daljes nga Gjykata presidenti nuk u prononcua për mediat, ndryshe nga ç’kishte ndodhur pas seancës së ditës së hënë.

Në nisje të këtij procesi presidenti i Kosovës deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte e cilësoi si “çmim për lirinë”.

Avokati Artan Qerkini thotë se, procedura duket e pazakontë, por Gjykata Speciale edhe pse juridikisht është gjykatë e Kosovës, për nga përmbajtja është një gjykatë ndërkombëtare.

“Zakonisht një person që merret në statusin e të dyshuarit merret në pyetje para se të ngrihet aktakuza, mirëpo kjo nuk është e detyrueshme në ligjin për Gjykatën Speciale. Zgjatja prej tre ditë për marrjen në pyetje mund të ketë të bëjë me pyetjet dhe vëllimin e çështjes”, tha z. Qerkini.

Avokati theksoi se, prokuroria duhet të bindë gjykatësin se ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe nëse ky standard nuk plotësohet atëherë gjyqtari mund t’ia kthej çështjen për plotësim ose ta rrëzojë në tërësi.

“Nëse aktakuza konfirmohet është shumë vështirë të përcaktohet se sa do të zgjasë procedura gjyqësorë. Kjo do të varet nga numri i akuzave dhe provat’, përfundoi z. Qerkini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026