Frika për një Çernobil në Zaporizhia, inspektorët e OKB-së zbarkojnë në Kiev
Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që do të mbikëqyrin sigurinë në impiantin bërthamor të Zaporizhias, ndodhen në Kiev.
Bëhet fjalë për një mision të komplikuar në një zonë luftë që do të nisë këtë javë, kur ekipet të nisen drejt qytetit Energodar.
Ai vjen pas një sërë negociatave, gjatë të cilave ukrainasit dhe rusët akuzuan njëri-tjetrin për sulme ndaj centralit.
“Shpresojmë që ky mision do të zhvillohet sikurse u ra dakord. E përsëris, ne jemi të interesuar për zhvillimin e tij dhe e kemi pritur prej kohësh”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
Mundësia për një Çernobill të ri shqetëson Bashkimin Evropian, që ka dhuruar 5.5 milionë tableta jodur kaliumi për Ukrainën. Por kjo nuk është vetëm ajo çka Brukseli kërkon të ofrojë.
“Kjo lojë bërthamore në centralin atomik të Zaporizhias është shumë e rrezikshme. Situata në terren vijon të jetë problematike. Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë dhe ne do vazhdojmë t’i ofrojmë asaj këtë mbështetje, përfshirë në aspektin ushtarak, duke diskutuar idenë për stërvitjen e nivelit të lartë të ushtrisë ukrainase”, u shpreh Josep Borrell, përfaqësues i Lartë i BE-së.
Inspektorët e OKB-së jo vetëm do të vizitojnë pjesët e dëmtuara të impiantit, por edhe kushtet e personelit ukrainas, që prej muajsh mbahet nën kontrollin e trupave ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës