Eugena Tomini: Shpresoj të mos i tejkalojmë kapacitetet spitalore për COVID-19

15 Korrik 2020 | 18:54

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se, 85% e pacientëve me COVID-19 e kalojnë virusin pa simptoma. Ajo tha se, në rast se një person rezulton pozitiv, është mjeku i familjes që ndjek rastin dhe të familjarëve të tjerë të të infektuarit për të parë nëse kanë shenja gjatë izolimit prej 14 ditë në shtëpi.

Nisur nga shënimi i viktimës më të re të COVID-19, ku një 21-vjeçare e cila ndodhej në terapi intensive, nuk ka mundur ta mposhtë virusin, znj. Tomini tha se coronavirus nuk njeh moshë ndaj duhet treguar kujdes.

“COVID-19 nuk njeh moshë. Ndryshe nga fillimi i epidemisë tashmë kemi një fashë të re të të prekurve 25-30 vjeç. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vlerësojmë në kohë shenjat klinike nga strukturat shëndetësore por edhe nga vetë individët. Të kërkojnë ndihmë në kohë sidomos tek personat që kanë sëmundje të tjera”, tha znj. Tomini.

Shefja e epidemiologjisë në ISHP theksoi se vihet re një ulje të ndërgjegjësimit nga ana e qytetarëve, gjë e cila erdhi pas karantinës. E pyetur nëse rritja e të infektuarve mund të na çojë në një izolim, znj. Tomini tha se shpresonte që të mos tejkalohen kapacitet spitalore pasi në të kundër mbyllja do të jetë e vetmja zgjidhje.

“Sistemi shëndetësor është përgatitur për rastet me COVID-19 me rreth 500 shtretër në gatishmëri. Shpresojmë që të mos i tejkalojmë këto kapacitete”, tha znj. Tomini.

Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Lexoni më shumë:

85 raste dhe 4 viktima nga COVID-19 në vendin tonë, ndërron jetë 21-vjeçarja

Qeveria i bën maskat të detyrueshme, 2 mijë lekë gjobë kush nuk i mban

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026