Vijon e rënduar situata nga COVID-19 në Shqipëri, infektohet edhe drejtoresha e ISHSH

16 Korrik 2020 | 05:33

Vijon të jetë e rënduar situata e COVID-19 në vend, teksa në 24 orët e fundit janë identifikuar 85 raste të reja dhe janë regjistruar 4 viktima. Mes tyre është dhe një 21-vjeçare, e cila merrte shërbim në spitalin infektiv. Prej ditësh ajo qëndronte e intubuar, ndërsa nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen.

Situata paraqitet kritike në Spitalin Infektiv ku aktualisht janë 88 pacientë të shtruar, 12 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 4 persona janë të intubuar. Për shkak të mbushjes së kapaciteteve të spitalit infektiv, prej dy ditësh edhe spitali “Shefqet Ndroqi”, është rikthyer në “COVID-2” dhe tashmë po trajton pacientët e parë. 

Virusit nuk ka mundur t’i shpëtojë as Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, teksa drejtoresha e këtij institucioni, Vjollca Braho ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 1560 taste aktive, teksa Tirana është qarku me më shumë të prekur, plot 699 të tillë. Problematike situata paraqitet dhe në Durrës, Shkodër e Vlorë. 

 

Lexoni gjithashtu:

Eugena Tomini: Shpresoj të mos i tejkalojmë kapacitetet spitalore për COVID-19

Qeveria i bën maskat të detyrueshme, 2 mijë lekë gjobë kush nuk i mban

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026