Opsionet energjetike të BE-së, unioni i ndarë mes çmimit kufizues dhe atij unik
Tregu energjetik i BE-së do të marrë një pamje të re. Pas muajsh të tërë me çmime stratosferike, presidentja e Komisionit Evropian njoftoi një “ndërhyrje emergjente” dhe një reformim të tij në muajt e ardhshëm.
Fjalët e Von der Leyen u përshëndetën nga Spanja, një nga vendet që kishte përcjellë këtë ide prej thuajse një viti, por që kishte hasur në kundërshtimin e Gjermanisë dhe vetë Komisionit.
Por tkurrja e vartësisë nga gazi rus zbuti qëndrimin e Berlinit, që tashmë varet tek solidariteti i fqinjëve, mes të cilëve edhe Madridi.
“Spanja është e përgatitur të përdorë gjithë kapacitetet e saj për të ndihmuar vendet që po vuajnë nga vartësia ruse dhe shantazhi i Putin. Të mos harrojmë se Spanja përbën 30 për qind të kapaciteteve të gazifikimit të të gjithë Evropës”, thotë Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.
Pasi ra dakord për vendosjen e një çmimi kufizues me Portugalinë muaj më parë, tani Spanja po kërkon lidhje të tjera në Evropë.
Kjo do të diskutohet në takimin e ministrave të Energjisë javën e ardhshme, ku mund të vendoset një çmim kufizues. Por disa euro-deputetë kanë propozime të tjera.
“Ajo që na duhet është një aleancë çmimesh, në mënyrë që vendet evropiane të bashkohen dhe të blejnë gaz në tregun botëror së bashku. Kjo do të sjellë rënien e çmimeve, sepse aktualisht vendet blejnë veç e veç dhe çmimet rriten sepse konkurrojnë me njëri-tjetrin”, shprehet Michael Bloss, euro-deputet gjerman, të Gjelbrit.
Me qëllimin e tij për të plotësuar rezervat me gaz deri në 80% thuajse të përmbushur, BE po punon me shpejtësi përpara se në Evropë të mbërrijë i ftohti.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq