Berisha: Kompania që do investojë në Portin e Durrësit, shërben si mburojë e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me projektin për Portin e ri turistik të Durrësit, të cilin e konsideron aferë korruptive.
Në një bashkëbisedim me ekspertë dhe përfaqësues të biznesit, Berisha u shpreh se kompania që do kryejë investimin, do të shërbejë si mburojë për Ramën, për të fshehur vjedhjet e tij.
“Në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme që mund të bëhet. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara dhe shërben si mburojë e kryeministrit të vendit, për të plaçkitur më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit. Ka një emër, kullë të lartë në Dubai, por ka një mashtrim po aq të madh sa kulla, në Savë, Beograd, këtu afër nesh.
Kjo është e vërteta e këtij investitori. Por nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që shërben si mburojë e Edi Ramës. Kompani të tjera gjigante, instalohen në kushtet që duan, pa garë. Pa garë jepet Skavica, qindra milionë. Pa garë merren 760 mln buxhet”, theksoi Berisha.
Ditën e djeshme, Berisha i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë projektin për Portin turistik të Durrësit.
Ai kërkoi që Bashkimi Evropian të përdorë të gjithë autoritetin e tij dhe të nisë hetimet për të bërë të mundur që Porti i Durrësit, të mbetet port strategjik kryesor i vendit, por edhe i rajonit.
LEXONI GJITHASHTU
Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 10:36 Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane