PD: Rama e kaloi licencën për bastet në pronësi familjare

31 Gusht 2022 | 15:38

Partia Demokratike kundërshton idenë e prezantuar sot në kryeministri për të rihapur kompanitë e basteve në Shqipëri.

Në një deklaratë, anëtari i kryesisë së PD, Ivi Kaso u shpreh se me këtë lëvizje, Rama nuk tregon gjë tjetër veçse hipokrizi dhe mungesë qëndrimi konsistent për këtë çështje.

Sipas Kasos kjo lëvizje tregon edhe një herë që Rama e kaloi licencën për bastet në pronësi familjare.

“Pas nëntë vitesh në pushtet, Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ kthehen në vendin e krimit me këngën e një avazi të ri. Sot thonë: Bastet janë të mira. Të kthehen bastet. Rrofshin bastet. Partia Demokratike e neverit qëndrimin hipokrit, haluçinanat dhe hajdutëror të Edi Ramës. Kur ai bën, njëherë si gardian i familjes dhe vlerve të saj, dhe një herë si ‘kampion i ideve liberale’, nuk është as njëra as tjetra.

Sot i kishte mbeldhur të gjithë vasalët në një dëgjesë turpi, për të bërë, asgjë më shumë se dhënien e licencës Olsit të familjes. Figurantët e sotshëm, dhe ai bashkë me ta, nuk janë më shumë se bastexhinj të punëve dhe fateve të Shqipërisë në zyrat e shtetit që i dinë skuta kumari”, theksoi Kaso.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026