Ndeshja e parë në Arenën Kombëtare, stadiumi i ri hap dyert për herë të parë me një ndeshje femrash
Arena Kombëtare priti ndeshjen e parë zyrtare mbrëmjen e10 nëntorit, teksa në impiantin më të ri në kryeqytet zbritën në fushë skuadrat e femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë. Në ndeshjen e fituar nga vajzat shkodrane me rezultatin 2-0, vëmendja ishte e gjitha tek stadiumi i ri.
Federata Shqiptare e Futbollit kishte përzgjedhur këtë sfidë për të testuar stadiumin e ri, duke i dhënë mundësinë përfaqësuesve të UEFA-s që të bënin vlerësimin nëse “Arena Kombëtare” i ka kapacitetet për të pritur një ndeshje zyrtare.
Sipas informacioneve, shtëpia e re e Kombëtares e ka kaluar testin dhe ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet në këtë stadium. Në ndeshjen testuese, gjithçka funksionoi si një ndeshje zyrtare, pavarësisht se për këtë përballje nuk kishte dalë asnjë biletë në treg. Të gjithë të pranishmit në stadiumin e ri ishin nxënës të shkollave të kryeqytetit, si dhe persona të afërt pranë FSHF-së.
Ndonëse leja për të zhvilluar ndeshjen me Francën është marrë, në stadiumin e ri ka ende punë për t’u bërë, kryesisht në tribunën VIP, ku vijon të punohet me intensitet.
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq