Kurti për situatën në Telekom: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Telekomin e Kosovës, ndërmarrje publike së cilës – pak ditë pasi u detyrua për pagesë të borxhit prej 26 milionë eurosh, me përmbarim – iu bllokuan edhe llogaritë.
Në një postim në Facebook, Kurti shkroi se rrëzimi i qeverisë së tij “trimëroi kriminelët dhe zhvatësit e pasurisë publike”.
“Ndërrimi i qeverisë trimëroi kriminelët dhe zhvatësit e pasurisë publike të të gjitha llojeve. Këtë e tregojnë ngjarjet e djeshme lidhur me Telekomin. Gjatë qeverisjes sonë 50 ditëshe, ata ishin strukur dhe nuk ndjeheshin të gjallë. Ishin të vetëdijshëm se me neve në qeveri, nuk kishin asnjë shpresë. Rishfaqja e tyre tani dhe në mënyrë kaq brutale dëshmon se qeverinë e paligjshme e konsiderojnë aleate të tyre. Ndryshe vështirë se do të kishin pasur guximin të lënë qytetarët dhe ekonominë e vendit pa komunikime jetike, duke rrënuar përfundimisht Telekomin e Kosovës,” – shkroi Kurti.
Ish-kryeministri i Kosovës tha se Telekomi, i cili para një dekade mbushte buxhetin e shtetit, u degradua për shkak të kontratave të dëmshme. Ndërsa fajësoi edhe Gjykatën për vendimin që i dha të drejtë ish-operatorit privat Z-Mobile lidhur me borxhin milionësh.
“Vetëm në vitin 2009, Telekomi i Kosovës i kishte dhënë dividentë buxhetit të shtetit në vlerë prej 200 milionë euro. Deri në vitin 2014, kjo shumë arriti gjithsej në 435 milionë euro. E gërryen nga brenda dhe e rjepën nga jashtë me kontrata të dëmshme vit pas viti. Plaçkitësve tash po u ndihmojnë edhe gjyqtarë që thyejnë rekordin për efikasitet në kohë pandemie teksa qindra mijëra lëndë janë pluhrosur nëpër sirtarë të kyçur në Pallatin e Drejtësisë. Zaten, kur krimineli e paditë viktimën dhe e fiton gjyqin, kjo do të thotë që ka gjykatës që janë bërë për burg,” – theksoi ai më tej.
Ish kryeministri përmendi rreziqet e shumta për shkak të situatës aktuale në Telekom.
“Rrezikohet të mbesin pa shërbim më se 800.000 abonentë. Rrezikohet shembja e bërthamës së komunikimeve elektronike në vend, me pasoja edhe për operatorët tjerë. Rrezikohet krizë sociale (duke nxjerrë mijëra punëtorë me familjet e tyre në rrugë), krizë e sigurisë kombëtare (duke i kanosur shërbimet qeveritare, të policisë, ushtrisë, prokurorisë, emergjencës e inteligjencës), krizë ekonomike (duke cenuar komunikimin e ndërmarrësve dhe tregut), dhe krizë shëndetësore (duke gjymtuar shërbimet shëndetësore si psh. qasja në linjat 194 për 800.000 qytetarë), e gjithë kjo në kohë të emergjencës për shëndetin publik,” – shtoi kryetari i Vetëvendosjes.
Albin Kurti u zotua se fajtorët, për atë që ai e cilësoi “krim të pafalshëm”, do të vihen para drejtësisë, kur partia e tij të jetë sërish në pushtet.
“Pasojat do të jenë të rënda – ekonomike e sociale por edhe të sigurisë. Ky është një krim i pafalshëm. Të gjithë përgjegjësit, e dihen me emër dhe mbiemër, do të përgjigjen, kur ky vend të udhëhiqet nga një qeveri e përgjegjshme, dhe kur sistemi i drejtësisë të lirohet nga kapja, krimi dhe korrupsioni. Dhe, kjo ditë nuk do të vonojë,” – tha Kurti në Facebook.
Po ashtu, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje shprehi shqetësimin e tij lidhur me interesimin e Telekomit të Serbisë, siç tha ai, “të maskuar në konsorciume” për të blerë operatorin e dytë telefonik në vend për nga madhësia.
Lexoni gjithashtu:
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: BE ka marrë në dorë timonin, inkurajojmë palët për frymë kompromisi
Dialogu Prishtinë-Beograd | Takimi në Bruksel, qytetarët presin që çështja të mbyllet sa më shpejt
Rushiti: Dialogu Kosovë-Serbi, palët ende të papërgatitura për kompromis
Kryeministri Hoti: Dialogu do të përfundojë me njohje reciproke
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta