Pub-et britanike në rrezik, rritja e çmimeve të energjisë fut në krizë industrinë
Për shekuj me radhë, pub-i “Great British” ka shërbyer si një qendër e rëndësishme shoqërore në Angli.
Por në një letër drejtuar qeverisë, krerët e kompanisë kanë paralajmëruar se rritja e lartë e çmimeve të energjisë rrezikon të mbyllë filialet e saj.
“Kam dëgjuar njerëzit të thonë se presin që faturat e tyre të rriten me 100, 300 apo 400 për qind në disa raste. Dhe ne e kemi parë që pub-et po postojnë informacione me faturat që arrijnë nga 30 mijë paund në vit, në 150 mijë paund plus në një vit”, thotë Nik Antona, menaxher.
Kriza e kostos së jetesës në Britani ka bërë që inflacioni të rritet në nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit. Bizneset nuk përfitojnë nga kufizimi që furnizuesit mund t’i bëjnë çmimeve të gazit dhe elektricitetit, që do të thotë se pub-et mund të rrisin çmimet.
“Po shohim një rritje të çmimeve në disa nga materialet bazë si për shembull gruri, që e përdorim gjerësisht, por edhe produkte të tjera, të cilat janë rritur pak nga pak. Gjithashtu na duhet të garantojmë kontratën për këto materiale, në mënyrë që të kemi një zinxhir furnizimi të vazhdueshëm”, shprehet Josh Walker, menaxher.
Në 6 muajt e parë të vitit, numri i pub-eve në Angli dhe Uells ra për herë të parë poshtë 40 mijë njësive, si pasojë edhe e pandemisë së COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU:
- BE kufizon energjinë, Spanja, Gjermania dhe Kroacia nisin kursimin
- Shtrenjtohen faturat e energjisë në Europë, britanikët refuzojnë të paguajnë
Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin
Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës