Kushtetuesja me 5 mandate, anëtarët e rinj duhet të kalojnë nga Presidenca

11 Nëntor 2019 | 09:53

Me 105 vota pro, parlamenti miratoi dy anëtaret e ri të Gjykatës Kushtetuese. Pas votimit në parlament, gjykata më e lartë në sistemin ligjor tani ka pesë anëtar, një më pak se ç’duhet për ta bërë atë funksionale.

Parlamenti miratoi me konsensus dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese. Në një seancë ku mungonin përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe që u ndërpre dy herë me kërkesë të grupeve parlamentare, në fund gjet konsensusi për përzgjedhjen e Fiona Papajorgjit dhe Elsa Toskës si dy anëtaret më të reja të gjykatës më të lartë në vend.

Përpara votimit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shpjegoi edhe arsyen se përse për të dyja vendet vakante kishte nga një kandidat të vetëm,

Pavarësisht votimit në parlament, dy anëtaret e reja të zgjedhura nga Kuvendit kanë edhe një hallkë të fundit procedurale për të kaluar, që mesa duket do të jetë edhe pengesa kryesore. Ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese parashikon se anëtaret e Gjykatës Kushtetuese fillojnë detyrën pasi betohen tek Presidenti i Republikës. Vetë kreu i shtetit nuk e ka njohur këtë procedurë.

Gjithsesi, tanimë Kushtetuesja ka 5 anëtarë, dhe i duhet edhe një mandat tjetër që të nisë funksionimin e plotë për të shqyrtuar çështje që mund të kapërcejnë krizën politike që ka kapur vendin që nga muaji shkurt i këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026