Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve, akuza për gjeneralitete të rreme | 5 zhvillimet

1 Shtator 2022 | 15:55
  • Ilir Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve: Në shërbim të shantazhit politik

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kallëzuar Autoritetin e Dosjeve, ashtu siç e kishte paralajmëruar pak javë më parë.

Meta sqaron se kallëzimi është bërë për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i ka bërë ky institucion, ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Meta hedh edhe akuza ndaj Ramës, ku shprehet se kemi të bëjmë me një shantazh politik.

Lexoni për më shumë: Ilir Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve: Në shërbim të shantazhit politik

  • Meta: Autoriteti ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se i ka kërkuar organeve të drejtësisë një hetim të plotë lidhur me agjentin sekret të publikuar nga Autoriteti i Dosjve I.M.

“Ajo çfarë i kam kërkuar organeve të drejtësisë është hetimi i plotë, objektiv, dhe mbi të gjitha i pavarur dhe brenda një afati sa më të shpejtë i të gjitha veprave penale të konsumuara nga anëtarët e AIDSSH-së, që në shpërdorim të pastër të funksionit publik, janë kthyer në vegla të verbra për të stisur dhe ekzekutuar një sulm politik të shëmtuar, me pasoja të rënda për besimin e publikut në institucionet shtetërore dhe funksionimin e shtetit të së drejtës”, u shpreh Meta në një konferencë për mediat.

Lexoni për më shumë: Meta: Autoriteti ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike

Ilir Meta
  • Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve, Balla: Prokuroria të mos i bëhet strehë

Sipas Taulant Ballës është qesharake sesi Ilir Meta kallëzon anëtarët e Autoritetit të Dosjeve që vijnë nga familje të persekutuara prej regjimit komunist.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, i bëri thirrje prokurorisë “të mos bëhet rëra ku Ilir Meta të fshehë kokën si struci në pafundësi, po të respektojë ligjin, institucionet dhe të drejtat e detyrat e drejtuesve të tyre”.

Ai shprehu mbështetjen ndaj anëtarëve dhe kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula.

Lexoni për më shumë: Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve, Balla: Prokuroria të mos i bëhet strehë

  • Vuçiç provon verën shqiptare: Po mendoj të vij në Shqipëri për pushime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po mendon që të vijë në Shqipëri për pushime.

Deklaratën, Vuçiç e dha teksa provonte verën shqiptare, në Panairin e Verës, organizuar në Beograd.

“Më pëlqen shumë vera, ka një shije të çuditshme dhe më pëlqen. Më duhet të vij në Shqipëri ta shijoj më shumë. Tani më duhet të sillem sikur nuk po pi shumë, por duhet të vij aty me familjen time. Brenda vitit do vij, nuk është problem për mua. Do të doja të vija”, u shpreh presidenti serb.

Lexoni për më shumë: Vuçiç provon verën shqiptare: Po mendoj të vij në Shqipëri për pushime

  • Rama nga Beogradi: Janë rritur eksportet me Serbinë

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga panairi i verërave në Beograd se janë rritur eksportet me Serbinë.

Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se “Ballkani i Hapur” është një nismë në interes të njerëzve.

“Sot këtu janë 22 prodhues nga Shqipëria. Jam i sigurt që ky panair, do ta spostojmë nga një kryeqytet në tjetrin do të nxisë edhe plot të tjerë që të përfshihen në këtë aktivitet. Sot kemi një vëllim tregtar mes tre vendeve tona, i cili është nga afro 60 mln në afro 100 mln. 36 mln euro më shumë se 1 vit më parë. Eksportet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit afro 30%”, u shpreh Rama nga panairi “Vizioni i Verës”.

Lexoni për më shumë: Rama nga Beogradi: Janë rritur eksportet me Serbinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026