Ballkani i Hapur mbahet nesër në Beograd, zbulohet agjenda
Ditën e nesërme do të zhvillohet samiti i rradhës i nismës rajonale, Ballkani i Hapur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
“Euronews Albania” mëson se në orën 09:55 është parashikuar që të mbërrijnë të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse në vendin ku do të mbahet samiti për të bërë foton tradicionale, teksa në 10:00 do të jetë hapja zyrtare e Ballkanit të Hapur.
Agjenda do të vijojë 1 orë më pas, ku do të ketë takime me përfaqësues të grupit të investimeve në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur.
Në 12:00, do të ketë takime me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjitike, ndërsa në 13:00 do të mbahet ceremonia për formimin e disa marrëveshjeve.
Në samitin e nesërm, do të ketë përfaqësues nga Bosnje dhe Hercegovina, ministri i Jashtëm i Hungarisë dhe Turqisë.
LEXONI GJITHASHTU
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut