Përdhunimi i 11-vjeçares, banori i zonës: S’i njoh autorët, të frikësuar për fëmijët

1 Shtator 2022 | 18:29

Një banor në lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë deklaroi se nuk i njeh autorët që përdhunuan një 11-vjeçare, ngjarja e rëndë për të cilën dyshohet se ka ndodhur në një park lojërash në këtë zonë.

Në një intervistë për emisonin “Sot” në “Euronews Albania”, ai u shpreh se nuk ka vërejtur asgjë të pazakontë dhe ngjarjen e mësoi përmes mediave.

Ai tha gjithashtu se pas kësaj ngjarjeje, banorët e zonës ndihen të frikësuar për fëmijët e tyre.

“Për atë vajzën kam dëgjuar vetëm nëpërmjet mediave, nuk kam vërejtur asgjë të pazakontë. Nuk kam dëgjuar diçka që mund të ishte e pazakontë. Çdo mbrëmje mblidhet rinia këtu, familjarë me fëmijë. Është vend i frekuentuar. Nuk i njoh ata. Kemi diskutuar me fqinjët. Autorët që kanë bërë këtë veprim nuk i njoh. Më vjen keq për vajzën dhe familjen e saj. Kur ndodhin këto raste, normale që frikësohemi, shpresojmë që mos të ndodhin më në të ardhmen”, theksoi banori.

Ditën e djeshme qytetarë të Tiranës u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” për të protestuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë nga 5 persona.

Katër prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa mesditën e së martës është arrestuar personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre.

Për këtë rast, ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtor i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022