Përdhunimi në grup dënohet me 20 vite burg, thotë avokati

1 Shtator 2022 | 19:07

Avokati Kujtim Cakrani thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë dënime penale të ndryshe, në lidhje me abuzimet seksuale.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Cakrani u shpreh se Kodi Penal i Shqipërisë, parashikon dënim deri në 20 vjet për përdhunime që kryheshin në bashkëpunim, ndërsa në Kosovë 5-10 vjet.

“Shqipëria ka masat më ekstreme përsa i përket dënimeve penale për këto lloj veprash penale. Dënimet penale përsa i përket Kosovës dhe Shqipërisë janë të ndryshme. Unë kam parë Kodin Penal të Kosovës, parashikon dënimin nga 5-10 vjet. Ndërkohë, që për të njëjtën vepër penale për të mitur, nën 14 vjeç, në Shqipëri parashikohet dënimi nga 5-15 vjet.

Kur është në bashkëpunim, si në rastin konkret parashikohet 20 vjet. Ky është maksimumi. Nuk mund ta dënosh me vrasje sepse nuk ta lejon as Konventa Evropiane. Masa e dënimit është shumë e madhe, zbatimi dhe monitorimi është problem i madh”, theksoi avokati.

Ditën e djeshme qytetarë të Tiranës u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” për të protestuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë nga 5 persona.

Katër prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa mesditën e së martës është arrestuar personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre.

Për këtë rast, ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtor i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022