Telharaj: Bastet online krijojnë 10 herë më shumë varësi

1 Shtator 2022 | 19:29

Drejtuesi i Këshillit Shqiptar për problemet e lojërave të fatit, Henri Telharaj thotë se bastet online, krijojnë 10 herë më shumë tendencë varësie.

Në një intervistë për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Telharaj u shpreh se mbyllja e basteve ishte diçka pozitive, por sipas tij, kjo ka sjellë që të lulëzojnë ato online.

“Për arsye të mbylljes zyrtare të insdustrisë së lojërave të fatit, u mbyllën lokalet dhe vendodhjet e sakta për lojërat e fatit, por për fat të keq u zhvillua edhe më shumë të luajturit online. Të luajturit online është 10 herë më shumë me tendencë varësie, sesa lojërat që luheshin më përpara. Mbyllja kishte avantazhe, por fatkeqësisht ka lënë edhe disavantazhe”, theksoi ai.

Disa ditë më parë federatat kanë firmosur një peticion për këtë çështje, ku kërkojnë mes të tjerave, që një pjesë e parave që do vijnë nga bastet të përdorën për zhvillimin e sportit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022