Rikthimi i basteve, psikologia: Si varësia nga droga, rrezikohen moshat 10-18 vjeç
Psikologia Adelina Pjetra thotë se mundësia për rikthimin e lojërave të fatit online mund të rezultojë me rrezik për moshat e reja nga 10-18 vjeç.
Në një intervistë për emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania, psikologia u shpreh se deri para dy vitesh varësinë më të madhe nga lojërat e fatit e kishin grupmoshat 20-25 vjeç, por me varësinë që kanë krijuar nga teknologjia dhe telefonat tashmë rrezikohen edhe moshat më të reja.
Ajo e krahasoi varësinë nga lojërat e fatit me varësinë nga droga ndërsa theksoi së në këto dy vite që ato janë ndaluar numri i rasteve të raportuara për ndihmë ka qenë më i ulët.
“Është e ngjashme me varësinë e drogës, po nuk ka drogë. Efektet psikologjike dhe shkatërrimtare janë të njëjta me drogën. Realiteti, të paktën në klinikën time është që këto dy vite gjendja ka qenë pak më e qetë. Më parë ku ka qenë e gjithë struktura familjare e shqetësuar për personin me varësi nga lojërave e fatit për shkak të aksesit të lehtë në çdo lagje”, tha psikologia.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola