Nis rindërtimi në Farkë, Rama: Familjeve me disa kurora do t’u ndërtohen nga një shtëpi secilës

17 Korrik 2020 | 15:23

Të premten u vendosën tullat e para të banesave private në zonën e Farkës, të cilat po ndërtohen nga themelet pasi u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se në fazën e parë të rindërtimit në Farkë përfshihen 200 banesa individuale dhe se shumë shpejt do të niset me 150 shtëpi të tjera.

“Me siguri deri në 26 nëntor shumë e shumë të tjerë do jenë në shtëpitë e tyre, për ta kujtuar këtë vit si një vit i cili ndryshon jetën e tyre,” – u shpreh Rama.

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha se ndërtimi i banesave nga e para do të bëhet në truallin e vjetër të tyre, ndërsa nuk ekziston mundësia që shtëpia e prishur nga tërmeti të mbahet. Veliaj sqaroi edhe se si po veprohet me familjet ku jetonin disa kurora së bashku.

“Kanë qenë katër familje me një monovolum, sipas porosisë që ju keni lënë, ne atyre u bëjmë katër shtëpi,” – u shpreh Veliaj.

“Po s’na shatë ju, ne nuk e mbledhim dot mendjen fort. Sa më shumë që na shani ju, aq më shumë na motivoni kështu që nga një shtëpi, katër shtëpi. Koalicion shpish. Mos u ankoni se nuk lejohen koalicion, koalicionet lejohen. Të gjithë bashkë, por secili në çatinë e vet që të mos krijohet sherr brenda për brenda,” – tha kryeministri Rama.

 

Lexoni gjithashtu:

Qeveria jep 5.6 milionë dollarë, nis shpërndarja e granteve për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë

KE miraton fondet për rindërtimin në Shqipëri, 100 mln euro për shkollat dhe objektet arkeologjike

Grantet për rindërtimin në Tiranë, familjet me dy banesa nuk përfitojnë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026