Aubameyang te Chelsea pas 6 muajsh tek Barcelona, Balotelli kalon në Sion
Aventura e Pierre-Emerick Aubameyang tek Barcelona zgjati vetëm 6 muaj. Shtëpia e tij e re do të jetë sërish Premier League, skuadra angleze e Chelsea.
Sulmuesi 33-vjeçar largohet nga Spanja për t’u bashkuar me trajnerin Tomas Tuchel.
Chelsea i ka dhënë Barcelonës mbrojtësin anësor Marcos Alonso plus 14 milionë euro për të marrë sulmuesin, i cili do ketë si partner Armando Brojën në Londër.
Në klubin katalanas gabonezi shënoi 13 gola në 24 paraqitje.
Kampionët e Afrikës senegaleze patën një ditë të turbullt, sikundër edhe Idrissa Gana Gueye. Mesfushori është larguar nga PSG për të nënshkruar me ish-klubin e Everton. Ndërsa shoku i tij i skuadrës në Paris Abdou Diallo transferohet në Leipzig të Gjermanisë.
E së fundmi një nga surprizat e transfertave është edhe Mario Balotelli, i cili largohet nga klubi turk Adana Demirspor dhe kalon në Sion të Zvicrës.
Ekipi turk konfirmoi se është arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit për 2.6 milionë euro.
32-vjeçari në karrierën e tij deri më tani ka luajtur për Inter, Manchester City, Milan, Liverpool, Marseille dhe Brescia. Ai ka 36 paraqitje për Kombëtaren italiane dhe ka shënuar 14 gola.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori
Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj
Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri
- 16:04 Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 15:54 Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen
- 15:44 Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
- 15:36 Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori
- 15:29 Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 15:22 Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij