U përjashtua se mbante shami, avokati i mësueses: Do ndjekim rrugën ligjore
Muhamet Mujaj, avokati i mësueses në Kosovë, që u përjashtua nga shkolla se mbante shami, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se nëse mësuesja nuk kthehet në punë, do të ndjekin rrugën ligjore.
Ai tha se kanë bërë një kërkesë në drejtorinë komunale në Suharekë në lidhje me rastin në fjalë ndërsa tashmë po presin një përgjigje.
“Ne kemi drejtuar një kërkesë në drejtorinë komunale në Suharekë, tashmë presim një përgjigje. Kemi qindra raste me shami që punojnë në institucionet publike e private. Nëse nuk lejohet me u kthye në vendin e punës ne do të ndjekim rrugët ligjore. “- tha ai.
Mësuesja Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës nuk do të mundet të ushtrojë më profesionin e mësueses pasi nuk lejohet të mbajë shami.
Pak ditë më parë ajo është pushuar nga puna për shkak se është e mbuluar.
Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore “Flamuri i Arbërit” mori vendim që të mos i lejojë mësueses me 30 vite eksperiencë ushtrimin e detyrës në këtë institucion arsimor.
Këshilli e mori këtë vendim duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut