Po transportonte 5 emigrantë ilegalë, në pranga 29-vjeçari i dënuar më parë në Angli
Një 29-vjeçar, është arrestuar ditën e sotme në Elbasan pasi po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last time”, është vënë në pranga personi me iniciale, E.P banues në Tiranë, ndërkohë akuzohet për përsritje të e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
29-vjeçari i arrestuar, sipas policisë ka qenë i dënuar më parë, në Angli, për disa vepra penale.
“Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin E. P., i cili nuk e ka ndaluar automjetin, por ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe për pasojë ka dalë nga rruga kryesore. Pas ndjekjes nga Policia, ky shtetas është ndaluar së bashku me automjetin që drejtonte, me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së. “- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 10:36 Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane