Greqia-Erdoganit: Ka kaluar çdo kufi, do informojmë menjëherë aleatët

3 Shtator 2022 | 21:05

Pasi Erdogan kërcënoi Greqinë se do të paguajë shtrenjtë nëse ka ndërhyrje në ishujt në Detin Egje, vendi i është përgjigjur presidentit turk.

Ministria e Jashtme greke i cilëson deklaratat e Erdogan provokuese dhe gjykon se ai ka kaluar çdo kufi me kërcënimet e tij. Për këtë do të informohen dhe aleatët.

“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në deklaratat dhe kërcënimet e përditshme skandaloze. Ne do t’i informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme,” – shkruhej në njoftimin e Ministrisë së jashtme greke.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Greqinë për pushtimin e ishujve në Detin Egje që kanë status të çmilitarizuar, duke kërcënuar se Ankaraja është e gatshme të bëjë “çfarë është e nevojshme” kur të vijë koha.

“Unë rekomandoj Greqinë të shikojë historinë. Nëse Athina shkon shumë larg, çmimi do të jetë i lartë. Ne kemi një gjë për t’i thënë Greqisë dhe kjo është të kujtojmë Izmirin,” tha Erdogan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen

Trupi që u gjet të enjten në një depo në Francë, i përket Lianës 11-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej ditësh. Trupi i fëmijës është identifikuar...
21:14 | 05/06/2026

SHBA vendosin sanksione të reja ndaj rrjetit që kontrabandonte gaz të lëngshëm nafte iraniane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar të premten vendosjen e sanksioneve të reja ndaj një rrjeti individësh, subjektesh dhe anijesh cisternë të akuzuar për...
21:11 | 05/06/2026

Presidentja sllovene ngre flamurin palestinez në Pallatin Presidencial

Pallati Presidencial i Sllovenisë ngriti flamurin palestinez të premten, vetëm një ditë pasi qeveria e re e vendit e hoqi atë nga fasada e ndërtesës...
21:04 | 05/06/2026