Policia arreston tjetër të dyshuar për atentatin me tritol ndaj 17-vjeçares së abuzuar në Krujë
Policia arrestoi mbrëmjen e së shtunës një tjetër person të dyshuar për abuzimin dhe atentatin me eksploziv ndaj një 17-vjeçareje në Krujë, e cila shfrytëzohej për prostitucion. Shkon kështu në 6, numri i të ndaluarve që akuzohen për këtë ngjarje.
A.B, 23 vjeç nga Kruja, u arrestua në periferi të Tiranës teksa lëvizte me makinë dhe pa patentë.
Ndaj tij Gjykata e Krujës kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg për prodhim dhe trafik droge, nxitje e përdorimit të drogës dhe shfrytëzim prostitucioni.
Policia dyshon se i riu mund të jetë autor i atentatit me eksploziv në banesën e një 17-vjeçareje në Krujë, e cila shfrytëzohej seksualisht dhe ishte pjesë e hetimeve 8-mujore që zbardhi veprimtarinë e grupit në veprimtarinë e narkotrafikut.
Nga grupi policia kishte arrestuar më parë 5 persona të moshës 17-28 vjeç.
Lexoni gjithashtu:
Kultivonin kanabis dhe shfrytëzonin një vajzë 17 vjeçe, arrestohen 4 të rinj në Krujë
Durrës, kryen 11 grabitje në një muaj, policia i kap 2 të rinjtë në flagrancë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta