Maturantët në Elbasan preferojnë infermierinë, synojnë largimin drejt Gjermanisë

4 Shtator 2022 | 11:01

Infermieria është dega më e kërkuar nga maturantët në Elbasan.

Gazetari i “Euronews Albania”, Renato Tafani raporton se ka pasur 959 aplikime për 260 kuota.

Nga të gjitha komunikimet që gazetari me të gjithë maturantët që duan të studiojnë në këtë degë, vetëm një prej tyre ka thënë se mund të qëndrojë në Shqipëri.

Ndërsa, të tjerët janë shprehur se pas përfundimit të studimit, synojnë që të shkojnë në Gjermani.

Gjithashtu, një sërë degësh në Universitetin e Elbasanit rrezikojnë të mbyllen. Të gjitha degët e mësuesisë janë me jo më shumë se 14 aplikantë për të filluar vitin akademik.

Degët e shkencave të edukimit, deri në ditën kur u mbyll raundi i parë i regjistrimeve, patën vetëm nga 1 maturant të refgjistruar.

Rënie të regjistrimeve, ka pasur edhe në degën e Teknologjisë së Informacionit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026