Grantet e rindërtimit, Veliaj premton nisjen e pagesave për 3000 familje të tjera javën e ardhshme
Brenda javës së ardhshme Bashkia Tiranë pritet të kalojë fondin për 3,000 familje të tjera që pësuan dëmtime të shtëpive nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që kërkojnë t’i meremetojnë.
Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë përurimit të një shtëpie të rindërtuar në Njësinë Administrative Nr.8, shtëpi e cila ishte rrënuar nga tërmeti i 21 shtatorit 2019.
“Kemi filluar me shpërndarjen e 3000 pagesave të para. Në Njësinë 8 ka nisur tërheqja e parave në postë. Nëse qytetarët na japin llogarinë bankare, derdhja do t’u bëhet në bankë. Nëse pëlqejnë ta marrin me kartë identiteti në postë, mund ta marrin kesh në dorë. Në disa raste pagesa është më e madhe sesa dëmet që mund të ketë pasur në atë familje, kurse një pjesë e madhe e qytetarëve i kanë mbaruar meremetimet. Megjithatë, duke qenë se dëmi ka qenë real, edhe nëse u tepron diçka, le t’i përdorin për shpenzime sepse jemi në këtë situatë si skemë solidariteti,” – tha Veliaj.
“Do të vazhdojmë me 3000-shen tjetër këtë javë, e mandej me pjesën e tretë dhe të fundit. Ndërkohë, po këtë javë fillojmë me investimet në banesat individuale, fillimisht në zonën e Farkës, pastaj në Baldushk, Zall-Herr, për të mbyllur gjitha zonat rurale. Më tej, fillojmë me infrastrukturën për pallatet”, tha kryetari i Bashkisë.
Tërmeti i 26 nëntorit, me epiqendër 22 kilometër larg Durrësit dhe mangitudë 6.3 të shkallës Richter shkaktoi 51 viktima dhe shpërnguljen e 17 mijë personave.
Në vlerësimin e nevojave pas-fatkeqësisë së tërmetit, hartuar nga qeveria shqiptare, ekspertë të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara kanë evidentuar dëmtimin e mbi 96 mijë ndërtesave, 35 mijë prej të cilave janë në qarkun e Tiranës.
Lexoni gjithashtu:
KE miraton fondet për rindërtimin në Shqipëri, 100 mln euro për shkollat dhe objektet arkeologjike
Grantet për rindërtimin në Tiranë, familjet me dy banesa nuk përfitojnë
Nis rindërtimi në Farkë, Rama: Familjeve me disa kurora do t’u ndërtohen nga një shtëpi secilës
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë