Analisti tregon arsyen e vizitës së kryeministres së Serbisë në Kosovë
Analisti Agon Maliqi komentoi për Euronews Albania vizitën e kryeministres serbe në Kosovë, Ana Bërnabiç.
Ai u shpreh se kjo vizitë bëhet me qëllimin për të shtensionuar situatën e krijuar mes dy vendeve, pas tensioneve në kufi për reciprocitetin.
“Është një sinjal ndaj Perëndimit që Serbia është e interesuar që të vazhdojë me politikën e marrëveshjes dhe dialogut. Edhe një vizitë për qetësimin e popullsisë të dy vendeve. Njëkohësisht kemi vizitën e zyrtarve të Kosovë ne Luginën e Preshevës. Është një vizitë për të shtensionuar situatën”, u shpreh ai.
Sipas agjendës së publikuar nga zyra e saj, kryqeveritarja nga Beogradi, të hënën e 5 shtatorit, planifikon të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviçin.
Në ardhjen e saj të parë në Kosovë, Bërnabiç do të takohet me serbët për të përcjellë, siç thuhet, mesazhe të paqes dhe stabilitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryeministrja e Serbisë viziton sot Kosovën
- ‘Serbia të bëhet gati për një vendim të vështirë’, Macron-Scolz letër Vuçiçit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut